me anë të të cilave synojmë të mbajmë përgjegjësi për premtimet e dhëna nga kryetarët e zgjedhur të komunave.
0 premtime në total
“Letërnjoftimi i Komunave” është projekt i Institutit GAP i cili ka filluar në vitin 2009, përmes të cilit GAP ka kontribuar në ofrimin e të dhënave dhe rekomandimeve që kanë ndikuar në forcimin dhe përmirësimin e politikave publike në nivel lokal. Përgjatë këtyre viteve, GAP ka qenë dhe vazhdon të mbetet adresa kryesore e të dhënave në fushën e qeverisjes lokale. Letërnjoftimi i Komunave ka dy komponente: Monitorimi i premtimeve - me anë të të cilave synojmë t’i mbajmë përgjegjës kryetarët e zgjedhur të komunave për premtimet e dhëna. Të dhënat dhe vlerësimet e premtimeve përditësohen një herë në vit. Kjo bëhet edhe përmes bashkëpunimit me organizatat lokale. Raportet e Politikave – përmes të cilave raportojmë për qeverisjen në nivel lokal, duke rekomanduar edhe për hapa konkret që duhet ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të politikave të qeverisjes. Platforma online "Letërnjoftimi i Komunave" është realizuar me përkrahjen e National Endowment for Democracy (NED):